Follow us

Çështje Tregtare

Studio ligjore “Meçi & Associates”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për të gjitha shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë fillimisht me themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.

Gjithashtu ne ju asistojmë me hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare. Administrimit më pas i shoqërive tregtare, mardhëniet mes ortakëve dhe ndryshimet statutore janë me natyrë komplekse për shkak se dhe forma ligjore e shoqërisë ndryshon.

Ne ju asistojmë me të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e më pas administrimin e shoqërive tuaja. Ndryshimet e formave ligjore konsistojnë në bashkim, shëndërrim dhe likujdim të shoqërive. Në të gjithë ciklin e jetës së shoqërisë suaj tregtare ne do jemi aty për ju! Kur është e nevojshme ne ofrojmë gjithashtu përfaqësim në gjygj për mosmarrveshje mes ortakësh apo problematika të tjera.
Mosmarrëveshjet tregtare janë në thelb konflikte midis palëve kur të paktën njëra nga palët është subjekt tregtar. Konkretisht, seksionet tregtare pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore gjykojnë çështje të tilla si konfliktet midis shoqërive tregtare, konfliktet midis ortakëve të një shoqërie tregtare, çështje që kanë të bëjnë me falimentimin, konkurencën e pandershme si dhe çështje kontraktore ku njëra nga palët është shoqëri tregtare.

Patjetër nga ne ofrohet dhe përfaqësimi në organe e institucione jo gjygjësore për cështje të ndryshme administrative.

Për me shumë informacion na kontaktoni!