Identifikimi profesional
Licencë 11534 · Dhoma e Avokatisë Tiranë · Meçi & Associates · NIPT M11814031A.
Formimi juridik
Bachelor në Drejtësi (2013); Master i Shkencave në të Drejtën Penale (2016); Master Profesional në të Drejtën e Biznesit të BE-së (2021), Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Titulli Avokat, maj 2021.
Përvoja profesionale
Avokat i vetëpunësuar pranë Meçi & Associates që nga qershori 2021. Administrator i 7th Block Technology & Communications nga tetori 2021 deri në maj 2025. Administrator i Prit Pak nga shkurti 2018 deri në qershor 2019. Pranë Emily Travel: administrator nga gushti 2014 deri në maj 2018, jurist nga janari deri në shtator 2021 dhe sërish administrator nga shtatori 2026, rol që e ushtron aktualisht.
Fushat e praktikës
Mbrojtja penale: thirrje, hetim, masa sigurimi, gjykim dhe ankim. Gjithashtu leje qëndrimi dhe pune, çështje biznesi, çështje civile, pronë dhe dëmshpërblime.
Si fillon bashkëpunimi
Fillimisht shqyrtohen përmbledhja e fakteve, dokumentet kryesore dhe çdo afat. Më pas sqarohen objekti i shërbimit, tarifa dhe mënyra e komunikimit. Përfaqësimi fillon pasi të jetë rënë dakord për angazhimin.
Gjuhët dhe takimet
Shqip, italisht dhe anglisht. Pritja në zyrë: 09:00–18:00, me takim. Telefon për arrestime dhe urgjenca penale: 24/7. Rruga e Kavajës, Square 21, Shkalla F, kati 10, Tiranë.